Të rinjtë me aftësi ndryshe në Shkodër, mesazhe kundër dhunës

schedule15:48 - 25 Nëntor, 2021

schedule 15:48 - 25 Nëntor, 2021

Të angazhuar prej disa kohësh këta të rinj me aftësi ndryshe në Shkodër realizuan këto punime për të përcjellë mesazhe të rëndësishme kundër dhunës.

Instalacionet për ta tregojnë se sa e rëndësishme është roli i familjes dhe shkollës për edukimin e shoqërisë.

Synimi ynë është ky. Të ndërtohet një klime bashkejetese për ti thënë jo formave të dhunës apo konflikteve ndër personave”, ka thënë Suela Ndoja psikologe.

Shoqëria është ngarkuar me dhunë. Fjala e parë dhe fundit ka qenë jo dhunës. Jam kundër dhunës. Dhuna krijon vetëm probleme. ti përgatisim këto të reja dhe ti bëjmë pjesë të shoqërisë e ata të japin mesazhet e tyre”, është shprehur Luigj Mila.

Arqipeshkvi i Shkodres Imzot Angelo Massafra kërkoi që qytetarët të reagojnë më shumë ndaj këtij fenomeni që sipas tij vihet re edhe në parlament.

Duhet te kemi kurajo për të qortuar. Është mungesa e kulturës e njerzillek, mungesa themelore ndaj njeri tjetrit. Nëse e vërteta mua me vret. Nëse jam gabim do ta pranoj.  E kemi brenda vetëm zoti na ndihmon”, ka thënë ai./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!