“Po shkatërroni bujqësinë”, Balla-Bashës: Domatet i blej vetë! Salianji: Sa kushton kastraveci?

schedule14:00 - 25 Nëntor, 2021

schedule 14:00 - 25 Nëntor, 2021

Bujqësia ka qenë në fokus të diskutimeve në seancën plenare të ditës së sotme. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se buxheti dhe paketa fiskale 2020 po shkatërrojnë bujqësinë, duke thënë se ky sektor është më pak i financuari në rajon.

“Protestojnë se ju nuk keni konsultuar askënd për këto masa që shkatërrojnë bujqësinë, dëmtojnë familjet që jetojnë me tokën dhe bizneset që kanë investuar në këtë sektor. Mjafton të shikoni zemëratën e tyre, janë para Kuvendit të një vendi ku bujqësia kap 20% të Prodhimit të Brendshëm, më e larta në Europë dhe ju jepni mbështetjen më të vogël në rajon. Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve dhe klientëve tuaj. Keni ndërtuar një sistem putinist që bazohet  në kontrollin asfiksues të ekonomisë”, tha Basha.

Në përgjigje kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se mbjellja e tokës janë dyfish më shumë se në 2013. Në vijim të replikës së tij ai tregoi se i blen vetë domatet në treg, për të treguar se nuk është indiferent në çështjen e fermerëve.

Nuk dua të bëj replikë me zotin Basha por me një sërë kolegësh të tjerë që në këtë seancë sot u shtirën një pjesë, një pjesë ndoshta dhe me zemër, se gjoja ne i kemi harruar fermerët dhe ju i doni shumë. Jam nga ata deputetë që shkoj vetë të blej domatet dhe perimet e tjera, shkoj dhe te kasapi i lagjes për të furnizuar familjen time me ushqim. Nuk jam si ndonjë paraardhës këtu që këtë gjë e bën vetëm kur vjen koha e fushatës. Do ta them dhe sa është çmimi i kastravecit. Bujqësia matet me sa hektarëv tokë mbillej në 20213 dhe sa mbillet sot. Në 2013 mbilleshin 120 mijë hektarë, sot në 2021 janë 255 mijë hektarë”, tha Balla.

Një ndërhyrje pati edhe Salianji i cili nga vendi ku ishte ulur, e pyeti Ballën për çmimin e trangullit. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!