Partizani e ka nisur kampionatin ashtu si askush nuk e imagjinonte. Vetëm 9 pikë në 9 ndeshje dhe 8 gola të shënuar, janë shifra që tregojnë problemet e skuadrës së Ilir Dajës.
Në rrjetet sociale një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, kampion dhe golashënues në vitin 1993.
“Partizani ka shënuar pak gola. Kemi shënuar vetëm 8 gola. Mbase 3 apo 4, i kemi bërë me penallti (të merituara).
Kastrioti i vendit të fundit ka shënuar 7 gola, me aksione. Përgjigjen e pyetjes se përse shënojmë kaq pak, mund ta gjeni te këto foto, marrë nga pamjet në Youtube, të hedhura nga klubi.
Kur sulmojmë, e bëjmë këtë gjë me forca të pakta. Jo më shumë se 4 vetë. Rrapaj i cili është me detyrë mesfushor ofensiv qëndron larg vijës së 16 metrave. Kaçe, nuk duket fare në zonën kundërshtare.
Njëherë që kemi sulmuar me shumë forca, Kaçe rrezikoi portën, (duke goditur jashtë.) DUHET TË SULMOJMË ME SHUMË LOJTARË.
Partizani e ka patur traditë që pësonte gol, por shënonte 2 e më shumë. Po e katandisni Partizanin ta shikojnë vetëm 150 vetë.
Nuk bëhet manovra sulmuese me marshin në indietro o drejtues…! Siç thotë dhe kënga e Guerrilsave; O Dema t’kuq! Vetëm sulmoni…! PMTP!”, shkruan Dosti në postimin e tij. /abcnews.al