Jurgen Klopp e ka të qartë se me Porton Liverpool ka një ndeshje të vështirë dhe qartazi në konferencën e zakonshme kërkon seriozitet nga futbollistët e skuadrës së tij. Portugezët do tentojnë kualifikimin dhe hakmarrjen nesër në “Anfield”.
“Pavarësisht formacionit me të cilin do të luajmë, synimi ynë do të jetë ta fitojmë ndeshjen e nesërme, tjetrën pas kësaj dhe tjetrën e tjetrën. Për këtë jemi te Liverpool. E dimë që kundërshtari do të jetë i motivuar në maksimum për dy arsye kryesore.
Njëra është që ne i mundëm në shtëpinë e tyre dhe me siguri kjo nuk u ka pëlqyer. Nga ana tjetër, nëse fitojnë ndeshjen nesër atëherë kanë një finale me Atleticon për t’u kualifikuar. Ata e duan këtë, kjo është e qartë dhe për ne do të jetë e vështirë.
Shpresoj që të gjithë të jenë në gjendjen më të mira, pasi duam ta fitojmë ndeshjen. Kjo është Champions League dhe kurrë nuk mund të merren gjërat si të mirëqena. Shpresoj që askush të mos e bëjë këtë”, tha Klopp mes të tjerash. / abcnews.al