Petkoviç: S’mu dha leja ta vizitoj Manastirin e Deçanit, i tregova Lajçakut

schedule16:32 - 23 Nëntor, 2021

schedule 16:32 - 23 Nëntor, 2021

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç  nuk është lejuar të futet në Kosovë për të marrë pjesë në një ceremoni fetare në Manastirin e Deçanit që ishte planifikuar për ditën e nesërme.

Vizita e Petkoviçit ishte planifikuar të jetë dy ditore por të njëjtit autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, njofton kjo zyrë.

Në një komunikatë të kësaj zyre thuhet se do t’i informojnë faktorët ndërkombëtarë për ndalimin e fundit të Petkoviçit përfshirë edhe Emisarin Lajçak i cili sot qëndron në Serbi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!