Një udhëtim i nisur të premten e 19 nëntorit nuk ishte menduar se do të kthehej në tragjedi për turistët e nisur nga Shkupi drejt Stambollit.
Agjencia Besa Trans ka ndarë në rrjetet sociale foto dhe video nga i gjithë itinerari i cili ka nisur pikërisht mbrëmjen e të premtes.
Gjatë udhëtimit, 50 turistët që ishin përfshirë në këtë tur kanë bërë edhe një shëtitje në det duke kërcyer ne ritmet e muzikës shqiptare.
Kthimi ishte parashikuar mbrëmjen e djeshme nga Bullgaria, por diçka nuk ka shkuar mirë dhe autobusi ka shpërthyer në flakë në Bullgari.
Për pasojë kanë ndërruar jetë 45 persona, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare. Mes viktimave janë edhe dy shoferët e autobusëve. m.v/Abcnews.al