Në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit e kanë humbur jetën nëntë qytetarë. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë në vend bën të ditur se brenda ditës, nga 2008 testime të kryera, kanë rezultuar pozitive 218 raste.
Të infektuarit u konfirmuan në këto bashki: 97 qytetarë në Tiranë, 13 në Berat, 11 në Fier, 9 në Lushnje, Gjirokastër, 8 në Belsh, 6 në Kurbin, 5 në Lezhë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, 4 në Krujë, Kamëz, Sarandë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Korçë, 2 në Has, Selenicë, Elbasan, Skrapar, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Rroskovec, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Peqin, Librazhd.
Janë 7,993 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ndërsa, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën ta fitonin betejën me sëmundjen një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tiranan 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qyetetar nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç.
Janë shëruar 252 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,569 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (22 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 218
Të shëruar në 24 orë 252
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2008
Testime totale 1,372,360
Raste pozitive 196,611
Raste të shëruara 185,569
Raste Aktive 7,993
Humbje jete 3,049
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,267
Fier 684
Gjirokastër 543
Berat 471
Shkodër 444
Durrës 387
Elbasan 377
Vlorë 286
Korçë 226
Lezhë 171
Dibër 73
Kukës 64 /abcnews.al/