Një shofer i guximshëm në qytetin e Nunspeet në të Holandës, nuk hezitoi që të sakrifikojë makinën e tij për të shpëtuar një grua, e cila kishte humbur vetëdijen në një automjet që po e ndiqte nga pas.
Incidenti ndodhi në një autostradë në Nunspeet pasditen e së premtes, kur Henry Temmermans kuptoi se një makinë që e ndiqte po bënte zigzage dhe në një moment doli nga rruga.
Sipas asaj që ka thënë më pas, shoferi ka arritur të shohë se një grua ishte pa ndjenja në makinë dhe më pas ka vendosur të hyjë para saj për t’i bllokuar rrugën.
Pa humbur kohë, ai i ka shkuar në ndihmë gruas, e cila më pas është dërguar në spital me pesë brinjë të thyera. Videoja është regjistruar nga një shofer nga një makinë që po i ndiqte. g.v/abcnews.al