Mbrëmjen e sotme Tirana është përfshirë nga reshjet e lehta të shiut, por që gjatë natës dhe nesër pritet që të jenë intensive në të gjithë territorin.
Fillimisht zonat që do të preken nga moti i keq janë pjesa jugore, ultësira perëndimore dhe veriperëndimore dhe më pas i gjithë territori.
Moti i keq me reshje dhe stuhi do të vazhdojë deri në fundjavën që vjen.
Jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni i Ballkanit do të jetë në këto kushte atmosferike./ db/Abcnews.al