Gjirokastër, çmimi i lartë i banesave, familjet me asistencë s’i blejnë dot

schedule16:30 - 21 Nëntor, 2021

schedule 16:30 - 21 Nëntor, 2021

Nga Elidon Berberi

Çmimi i lartë i banesave në Gjirokastër po penalizon mjaft qytetarë, kryesisht ata me asistencë për t’u strehuar. Ervin Xhafa është një nga personat i shpallur fitues i kredisë së butë. Por edhe pas kalimit të kësaj faze Ervini nuk është optimist, pasi ka frikë se shuma që ka përfituar nuk do t’ia mbulojë shpenzimin e banesës që kërkon të blejë.

Sipas Ervinit në rast se nuk siguron vlerën monetare të kërkuar mund edhe ta humbasë atë. “Nga 53 familje, vetëm 8 mund të kenë zgjidhur këtë problem, ndërsa pjesa tjetër rrezikon humbjen e mundësisë për blerjen e banesës” tha ai.

Çmimi larte i banesave pohohet edhe nga ana e shërbimit social dhe agjencive imobiliare. Sipas tyre ato janë të papërballueshme për këtë kategori. Në total në Gjirokastër janë 53 familje të cilat kanë përfituar kredi të butë për blerjen e një apartamenti./ Abcnews.al