Mesfushori i kombëtares shqiptare Klaus Gjasula, është bërë protagonist kryesor i ndeshjes që skuadra e tij arriti të fitonte me rezultatin 4-0.
Darmstad dhuroi një assist të mrekullueshëm në minutën e 29 të lojës duke marrë vëmendje kryesore të të pranishmëve që ishin në shkallët e stadiumit, ndërsa Manu kishte detyrën e thejshtë, vetëm ta dërgonte në fundin e rrjetës.
Gjasula ka fituar kështu një vend titullari te Darmstad, i cili nuk “harron” në asnjë ndeshje të ndërshkohet me karton të verdhë.
Kujtojmë se është asisti i dytë ky për mesfushorin shqiptarë në dy ndeshje radhazi.
Edhe lojtari tjetër shqiptar Florian Kamberi ka arrit të lërë gjurmë në ndeshjen që skuadra e tij Sheffield Wednesday zhvillon kundër Accrington Stanley.
Kamberi ka arritur të shënojë gol. Vazhdon të kryesojë skuadra e shqiptarit me shifrat 3-1. Për Florianin është goli i katërt në kampionat gjatë këtij sezoni. /f.a/abcnews.al