Aksidentoi për vdekje italianin, flasin prindërit e shqiptares

schedule22:40 - 17 Janar, 2019

schedule 22:40 - 17 Janar, 2019

Prindërit e shqiptares Aurela Perhati, e cila akuzohet se ka vrarë me makinë 53-vjeçarin italian, Massimo Garrita, kanë thyer heshtjen. Ata janë shprehur se nëse vajza e tyre është fajtore le të dënohet.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga aksidenti me vdekje i 53-vjeçarit italian Massimo Garitta, ku mësohet se 24-vjeçarja ka dhënë dëshminë e saj, duke treguar se viktima është përpjekur ta dhunojë seksualisht dhe ajo ka tentuar të largohet dhe gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 të 31 Dhjetorit.

Familja Perhati në Itali njihet si e rregullt, por shqetësime të mëdha duket se u ka sjellë vajza e madhe. Sipas tyre ajo gjithmonë kishte pasur një karakter të vështirë.

Mamaja e saj Rajmonda Perhati, një sanitare, dhe babai i saj Edisoni, një murator, rrëfen: “Nëse ajo ka bërë diçka, ajo duhet të shkojë në burg ose të trajtohet”.
E gjithë familja Perhati duket se është shumë e dëshpëruar për situatën. “Atë natë Aurela po ngiste makinën,” rrëfejnë prindërit për mediat italiane. Sipas tyre vajza nuk po ndiqte Garitta.

I gjithë komuniteti i pyet ata se çfarë po ndodh me vajzën e tyre Aurela. Ndoshta edhe prindërit, të cilët në një moment dekurajimi, kërkojnë një zgjidhje alternative:

“Nëse ajo bëri diçka serioze dhe shkaktoi probleme me sjelljen e saj ne e dërgojmë atë “përtej”. Për Eleonora Guerra dhe gjyqtarin Paolo Bargero ekziston rreziku i ikjes: “Përtej” do të thotë në Shqipëri, vendi nga i cili emigroi familja 22 vjet më parë”.

Ndoshta ideja e largimit për në Shqipëri është një reflektim i çastit, i një familje tashmë zemërthyer. Familja ishte integruar në Itali.

“Ajo mori makinën, e cila ishte e tëra e bërë me baltë dhe iku”, thanë më tej Edison dhe Rajmonda, prindër të tre fëmijëve.

Por, mbrëmjen e 3 Janarit, prindërit u thirrën në komisariat. Bashkë me ata shkoi edhe vajza e dytë e çiftit Stephanie. Ajo kishte qenë në dhomën e studimit mbrëmjen e 31 Dhjetorit ndërsa priste që motra e saj të kthehej për të festuar. Por ajo nuk nuk ishte kthyer. Në rrugë ajo ishte ngatërruar me një të panjohur. Në polici më vonë kishte arritur edhe Aurela e cila ishte ndalur nga policia në Lodi. Ajo kishte ikur nga shtëpia pas ngjarjes për të qëndruar te disa të afërm të saj në Lodi.

“Është e vërtetë”, pranojnë pjesërisht prindërit. “Ne e pamë makinën në atë gjendje. Por ne e patëm të pamundur ta pyesnim se çfarë kishte ndodhur”, vijojnë më tej ata.

Por duket se sekretet e asaj nate janë zbuluar pas dëshmisë që e reja ka dhënë për 5 orë në polici. Në praninë e avokatit Luca Amerio (i cili u zëvendësua nga Paolo Pollini), ajo tha: “Garitta u përpoq të më përdhunonte, por unë nuk doja ta vrisja”. Megjithatë rindërtimi i plotë i ngjarjes ka ende boshllëqe./abcnews.al