Aktorja e njohur nderohet me yll në “Walk of Fame”

schedule11:07 - 20 Nëntor, 2021

schedule 11:07 - 20 Nëntor, 2021

Pas një karriere të pabesueshme, Salma Hayek e ka gdhendur emrin e saj përgjithmonë në historinë e Hollivudit. Të premten, aktorja u nderua me një yll në “The Hollywood Walk of Fame”. Ylli u zbulua në një ceremoni, ku morën pjesë Chloe Zhao dhe Adam Sandler.

Aktorja meksikano-amerikane tha se ia dedikon këtë vlerësim të gjithë atyre që e inkurajuan të ndjekë ëndrrën e saj. Salma është bërë personazhi i 2709-të që merr yllin. Që nga viti 1961, Walk of Fame nderon yjet për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në kinema.

E emocionuar, Salma falënderoi fansat e saj për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithë ata që bënë të mundur arritjen e saj. 55-vjeçarja Hayek e filloi karrierën e saj duke luajtur në telenovelën meksikane “Teresa” në vitin 1989 por mori vëmendjen në Hollywood me filmin “Desperado” në 1995.

/abcnews.al