Trajneri i Southampton me “dhimbje koke”, Broja dhe 2 të tjerë shkaku

schedule19:41 - 19 Nëntor, 2021

schedule 19:41 - 19 Nëntor, 2021

Armando Broja dhe sulmuesit e tjetër të Southampton po vënë në vështirësi trajnerin Ralf Hasenhuttl me paraqitjet që po bëjnë.

Veç sulmuesit të kombëtares, në një moment të mirë janë edhe Che Adams dhe Adam Armstrong. Trajneri Hasenhuttl ka deklaruar:

“Broja ka shënuar dy gola radhazi, në po kaq ndeshje si titullar dhe më pas erdhi ai dëmtim që ia ngadalësoi disi vrullin, por tani është rikuperuar.

Edhe dy sulmuesit e tjerë janë në formë mjaft të mirë, megjithatë është e rëndësishme që t’u japim të gjithëve mundësinë të luajnë. Kam qenë vetë sulmues dhe e di mirë sa e rëndësishme është të luash e të shënosh, për të rritur besimin.

Nuk e kam vendosur ende se kush do të luajë ndaj Norëich, megjithatë dy prej të treve do të jenë në fushë nga minuta e parë dhe tjetri me siguri që do të marrë minuta në ndeshje e sipër”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!