Krahas COVID 19, në vendin tonë ka filluar edhe qarkullimi i gripit të stinës. Simptomat e tij janë shumë të ngjashme me ato të koronavirusit, dhe kjo e bën të vështirë për të kuptuar diagnozën. Në laboratorin Alnet, pjesë e spitalit Amerikan, tashmë ka një test i cili përcakton saktë diagnozën si për COVID por edhe për gripin. Mjekja mikrobiologe Oltiana Petri, shpjegon se çfarë është ky test.
“Infeksioni i traktit COVID 19 i shkaktuar nga COVID shpesh shkakton simptoma të ngjashme me ato të gripit.
“Për shkak se COVID 19 është sëmundje e raportueshme është thelbësore që një diagnozë e hershme sa më e shpejtë të bëhet e mundur te pacientët me simptoma të tilla si ethe, kollë dhimbje fyti, temperatura e të tjerë. Pranë rrjetit laboratorik Alnet të spitalit Amerikan është futur së fundmi një test i kombinuar i COVDI 19 antigen me influenca A+B për të ndihmuar në përcaktimin shpejtë dhe lehtë të një infeksioni nga COVID apo nga gripi nëse një pacient paraqitet me simptomat e mësipërme. Ky është një test imunokromatografik për zbulimin cilësor të COVID si dhe të antigenit nukleoproteinik të virusit të influencës A+B në një mostër të vetme nazofaringeale. Pacienti me një mostër të vetme mund të diagnostifikohet nëse ka COVID”
Përgjigjen e testit mund ta merrni brenda 1 ore pasi e keni kryer.

