E thjeshtë dhe e buzëqeshur vjen nga Londra në panairin e Tiranës Lea Ypi, me librin e saj të parë në shqip “ Të Lirë”.Ajo flet me çiltërsi me njerëz të njohur dhe të panjohur, për konceptin e liris që rrokë në faqet e romanit klasik.
“Kuptimi i lirisë nuk kishte qenë kurrë në mendimet e e mija deri në ditën që përqafova Stalinin”, kështu e nis librin e saj në kujtim të gjyshes Leman Ypi.
Ajo rrëfen tranzicionin e jetës së një 11 vjeçare të paralelizuar me tranzicionin politik të shoqërisë nën diktaturë. Megjithëse ka nota biografike, autorja dëshiron që ky libër të lexohet si ndërlidhje e konceptit të lirisë ndër breza .
Ky roman ka qenë një befasi e madhe dhe ka marrë vlerësime nga kritika ndërkombëtare. Cilësohet si një libër serioz dhe kaq zbavitës në lexim. Aktualisht po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi flet shqip nga anglishtja shqip nga shtëpia botuese Dudaj. /Abcnews.al