Selena Gomez zbulon sipërmarrjen e saj më të fundit

schedule16:22 - 19 Nëntor, 2021

schedule 16:22 - 19 Nëntor, 2021

Selena Gomez ka qenë e hapur për betejat e saj për shëndetin mendor dhe tani po bën çdo gjë për t’ju ardhur në ndihmë atyre që përballen me të njëjtën luftë. Këngëtarja konfirmoi sipërmarrjen e re, një platformë që synon për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Kompania, e quajtur WonderMind, do të lançohet për herë të parë në shkurt 2022 dhe Selena do ta drejtojë me nënën e saj, Mandy Teefey dhe Daniella Pierson.29-vjeçarja zbuloi lajmin teksa u shfaq në kopertinën e numrit të dhjetorit të Entrepreneur Magazine së bashku me partnerët e saj.

Nëna e Selena Gomez

Në artikull, themeluesja e “Rare Beauty” theksoi rëndësinë e shëndetit mendor teksa detajoi vështirësitë e saj, veçanërisht kur bëhej fjalë për mediat sociale.“Është një nga ato momente ku ndihem më afër mamit, jemi mbledhur për të folur për diçka që secili prej nesh e ka përjetuar në mënyrën e vet. Ishte e mrekullueshme. 

Shëndeti mendor është diçka që e ndjej shumë afër, afër zemrës sime. Është shumë e rëndësishme që të ketë vende ku njerëzit mblidhen dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në rrugëtimin e tyre të vështirë, ”  tha ajo për sipërmarrjen e re.

 

Treshja e jashtëzakonshme: manjatja 29-vjeçare shfaqet në kopertinën e numrit të dhjetorit të Entrepreneur Magazine së bashku me partnerët e saj: nënën dhe producentin hollivudian Mandy Teefy (majtas) përveç Daniella Pierson (djathtas) që themeloi gazetën The Newsette.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!