Pse duhet të shtoni pak kakao në kafe?

schedule15:29 - 19 Nëntor, 2021

schedule 15:29 - 19 Nëntor, 2021

Nëse i përkisni kategorisë që nuk e duron dot hidhësinë natyrale të kafesë së thjeshtë, mund ta ëmbëlsoni pak duke shtuar kakao. Jo vetëm për këtë arsye, por shtimi i kakaos mund të ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore. Pluhuri i kakaos në kafe përshpejton funksionet metabolike dhe t’ju ndihmojë të humbni peshë më shpejt.

Kakao përmban polifenole, antioksidantë natyralë që ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe trajtimin e inflamacionit kronik, sipas revistës Phytotherapy Research. Së fundmi, polifenolet që gjenden në kakao, ndihmojnë në luftën kundër plakjes, ndërkohë që nxisin funksionimin e mirë të zemrës.

Pra, nëse ideja për të hedhur kakao në kafe nuk ju dukej mjaft tërheqëse, tani keni arsye të tjera për ta bërë këtë një zakon. Mund të shtoni kakaon në kafe të nxehtë ose të ftohtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!