Të gjitha femrat ëndërrojnë lëkurën prej porcelani, pa asnjë të metë. Një maskë që do t’ju ndihmojë ta keni është kjo recetë natyrale me kos dhe aspirinë!
Kosi do të hidratojë dhe ushqejë lëkurën e fytyrës tuaj në thellësi ndërsa aspirina do ta zbardhë lëkurën shpejt dhe do të ndihmojë në trajtimin e akneve. Do t’ju duhet:
-1 lugë kos i freskët
-1 aspirinë
Zbatimi i recetës
Shkrini aspirinën në një lugë çaji me pak ujë. E përziejmë shumë mirë me kosin derisa të bëhen një masë uniforme. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni mirë me ujë të vakët./abcnews.al