Mino Raiola, pasi ka dalë nga Casa Milan ditën e sotme, është pyetur edhe në lidhje me Gigio Donnarumma. Gazetta dello Sport shkruante sot se portieri kishte probleme te PSG dhe menaxheri i tij ka reaguar për mediar.
“Nuk është një fazë e veçantë, është një fazë e re për të. Nuk ka aspak probleme”, ka deklaruar në fillim Raiola për gazetarët, kurse më pas është pyetur nëse është penduar që e largoi nga Milani.
“Unë nuk kam larguar asnjë. Unë nuk jam shofer taksie, ndryshe nga se mendoni ju. Nuk mendoj se tha se është i mërzitur nga situata, por nuk jam penduar”, përfundoi Raiola. / abcnews.al