Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu i cili u vra mizorisht nga Klodian Çalamani, kanë nisur mbledhje firmash duke kërkuar mbështetje nga qytetarët që autori të dënohet me vdekje. Kjo nismë është mbështetur menjëherë nga të pranishmit, ndërsa në kor qytetarët kanë thërritur: Të varet!
Babai i Mateos ka prirë, familjarët të cilët janë mbledhur tek sheshi i qytetit për të kërkuar sa më shumë mbështetës. Një moment prekës është thirrja e babait, i cili thotë se ndonëse ai po ecën, shpirtërisht ka vdekur.
“Babi është i vdekur, sado që ecën në rrugë. Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjeç, nëse mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë”, dëgjohet të thotë ai. /abcnews.al/