Dhimbjes dhe revoltës së familjarëve të Mateos përpara gjykatës së Fierit i janë bashkuar dhe qytetarë. Mes lotësh përpara kamerave, një prej tyre ka kërkuar dënim kapital për Klodian Çalamanin, i cili i mori jetën në mënyrë makabre vogëlushin. Teksa gazetarët i thonë se kjo nuk mund të ndodhë, ai thekson se policia duhet ta kishte ekzekutuar.
“Ta lërë në dorën tonë dhe e rregullojmë ne. Atëherë policia të largohet. Duhet ta kishin ekzekutuar që mbrëmë, na u kundërpërgjigj dhe e vrava, atëherë e kishim mbyllur këtë çështje. Unë kam një djalë 7 vjeç në klasë të dytë, sa Mateo,” shprehet qytetari, ndërsa nuk mban dot lotët.
Lexo edhe: Familjarët kanë dyshime se Çalamani ndodhet brenda, tensionohet situata te gjykata
Familjarë dhe të afërm të 8-vjeçarit ndodhen në gjykatë dhe kërkojnë të jenë të pranishëm në sallë, për t’u përballur me vrasësin e Mateos. Seanca gjyqësore për autorin ishte parashikuar të mbahej në orën 10:30, ku do të jepet masa e sigurisë për të. Për shkak të situatës së krijuar seanca është shtyrë për në 11:30, por ai ende nuk është nuk është sjellë në ambientet e gjykatës.
Klodian Çalamani, rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8-vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit. Para grupit hetimor ai ka pranuar krimin makabër. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. g.v/abcnews.al