Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bënë prindër për herë të parë nëntorin e kaluar. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.
Çifti ka vendosur ta mbajnë të birin larg syrit të publikut dhe për këtë nuk ndajnë foto në rrjetet sociale.
Së fundmi, partnerja e artistit ka bërë një pyetësor në Instagram, gjersa të shumta kanë qenë pyetjet rreth djalit të tyre.
“E keni bërë bajat mos me ia qit fytyrën djalit”, ka qenë një nga pyetjet që i është parashtruar.
“Për gjithçka ekziston hera e parë. Më 27 nëntor prite po ta bëjmë qejfin”, u përgjigj ajo.
Një tjetër ndjekës i është drejtuar po ashtu me të njëjtën pyetje, se përse nuk po ia shfaqin fytyrën.
“Guerilin e ruan All-llahu, jo ne, vetëm se nuk e kemi parë të arsyeshme ne si prindër që ta ia publikojmë”, tha më tej ajo.
Sa i përket muzikës, Gold AG më 28 nëntor ka njoftuar se do të publikojë një këngë dedikuar të birit./abcnews.al