Nis sot numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta në Kosovë

schedule08:54 - 18 Nëntor, 2021

schedule 08:54 - 18 Nëntor, 2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë (QNR), sot do të nisë numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lajmi e bën të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor.”

Kujtojmë se dy ditë më parë në QNR, ka përfunduar numërimi i votave të diasporës. KQZ pas numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, brenda disa ditëve pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!