Më shumë se 125 fansa paditën reperin Travis Scott për 750 milionë dollarë pas incidentit vdekjeprurës në festivalin Astroworld që la 10 të vdekur dhe qindra të plagosur në fillim të këtij muaji. Padia, e paraqitur nga avokati Tony Buzbee për 125 fansat, akuzon reperin dhe organizatorët për neglizhencë.
Një viktimë dyshohet se u shtyp për vdekje nga turma, ndërsa Scott vazhdonte të performonte në skenë. Avokati pretendon se reperi dhe organizatorët nuk kishim marrë masa për të mbrojtur spektatorët. Reperi thuhet se ka qenë në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë.
Ekipi i tij po përpiqet të kontaktojë të prekurit nga incidenti për t’i ndihmuar. Përfaqësuesit e reperit kanë thënë për Fox News se: “Ai është i shqetësuar nga situata dhe dëshiron dëshpërimisht të ndajë ngushëllimet e tij dhe t’u ofrojë ndihmë atyre sa më shpejt të jetë e mundur, por dëshiron të vazhdojë të respektojë dëshirat e secilës familje.”
/Abcnews.al