Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha sot para mediave se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme. Këtë deklaratë Balla e bëri pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku u votuan dekretet e Ilir Metës për ndryshimet në qeveri.
Socialisti më tej theksoi se kjo detyrë do mbahet përkohësisht nga kryeministri Edi Rama derisa Gjykata Kushtetuese, të zgjidhë ngërçin e krijuar nga Presidenti Ilir Meta. Sipas Ballës, kreu i shtetit ka vepruar në shkelje të Kushtetutës kur rrëzoi dekretin për Cakajn.
“Gent Cakajn do ta kemi në kabinet sapo kushtetuesja të zgjidhë ngërçin me presidentin. Dhe kjo ka bërë që kryeministri ka propozuar emrin e tij për të qenë ministër i Jashtëm, deri në tejkalimin e kësaj situate. Kjo ka ndodhur edhe me z.Meta, kur iu besua detyra e zv/kryeministrit krahas njëherë ministër i jashtëm dhe njëherë ministër Ekonomie. Pra është një praktikë e konsoliduar parlametnare dhe kushtetuese”.
Më tej Balla ka komentuar largimin e opozitës nga salla e Kuvendit ku është shprehur se:
“Mandatet e ministrave nuk janë çështje të kartave të anëtarësisë në parti politike, por janë përgjegjësi për t’i shërbyer njerëzve më mirë dhe natyrisht për të çuar përpara këtë mandat.
Ajo që doja të sqaroja me ju është se mua më vjen keq që opozita nuk di aspak të shfrytëzojë mekanizmat qofshin ato të dëbatit parlamentat qofshin ato të kontrollit parlamentar. Unë u mundova sadopak të sqaroja kolegët por edhe kryetarin e Kuvendit zotin Ruçi, për praktikën parlamentare.
Këtu bëhej fjalë për emërime dhe shkarkime të ministrave. Debat për programin ka sa herë që qeveria merr mandatin para zgjedhjeve. Por unë e thash se ne jemi të gatshëm kurdoherë që nesër nëse opozita depoziton një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me dabat. Nëse duan një debat për shkarkimin e kabinetit qeveritar, patjetër. Por kjo duhet bërë në bazë të rregullores”./abcnews.al