Sot në Hagë pritet që të dëgjohet dëshmitari i shtatë për rastin e Salih Mustafës, i cili akuzohet për krime lufte. Në aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale pas arrestimit të Mustafës, pretendohet se ai ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mustafa akuzohet për ndalime arbitrare, trajtime mizore, tortura dhe vrasje të paligjshme, të cilat sipas kësaj aktakuze pretendohet se janë kryer në një kamp ndalimi në fshatin Zllash të Prishtinës.
Sipas aktakuzës së konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, Salih Mustafa- komandant Cali po akuzohet si epror i njësitit BIA, që kishte 500-600 anëtarë, të cilët vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.
Kujtojmë se gjykimi i Mustafës ka filluar nga 15 shtatori i këtij viti. /abcnews.al/