Mbi 500 mijë persona nxitojnë të vaksinohen në Austri nga frika e izolimit

schedule09:00 - 17 Nëntor, 2021

schedule 09:00 - 17 Nëntor, 2021

Pas njoftimit të qeverisë se të pavaksinuarit do të izolohen, rreth 500 mijë austriakë kanë nxituar për në qëndrat e vaksinimit. Sipas kancelarit austriak, shumë qytetarë kanë nxituar të vaksinohen pas njoftimit për vaksinimin, i cili ka hyrë në fuqi që me 15 nëntor.

Masa zgjat fillimisht dhjetë ditë dhe vlen për të gjithë moshat mbi 12 vjeç që nuk janë vaksinuar ose janë shëruar nga koronavirusi në gjashtë muajt e fundit. Personat e pavaksinuar mund të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për gjëra të nevojshme.

Së fundmi, qeveria austriake mori masat e para për të pavaksinuarit, duke i ndaluar hyrjen në restorante, ambiente sportive apo parukieri.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!