Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca “flak” jashtë Finlandën, te grupi i Belgjikës festojnë të gjithë

schedule22:45 - 16 Nëntor, 2021

schedule 22:45 - 16 Nëntor, 2021

Franca nuk ka “mëshirë” për Finlandën, që nuk mundi dot të fitonte ndaj kampionëve të botës për të siguruar vendin e dytë që të çon në “play-off”. Skuadra e Deschamps triumfoi me rezultatin e pastër 2-0, me gola të Benzema dhe Mbappe.

Ukraina triumfoi në Bosnje & Hercegovinë 2-0. Autorët e golave ishim Zinchenko dhe Dovbyk, duke i dhënë vendin e dytë kombëtares së tyre.

Bosnje & Hercegovina-Ukrainë 0-2
(Zinchenko 59’, Dovbyk 79’)

Finlandë-Francë 0-2
(Benzema 66’, Mbappe 76’)

Uellsi mori atë që deshi, një pikë kundër Belgjikë dhe praktikisht vendin e dytë që të çon në “play-off”. De Bryune i ndëshkoi britanikët shumë shpejt, por Moore reagoi dhe barazoi shpejt.

Gjithsesi edhe Çekia festoi, pavarësisht se fitorja 2-0 kundër Estonisë nuk ua dha vendin e dytë. Çekët, sikurse edhe Austria, përfituan nga Nations League dhe do të jenë pjesë e “play-off”.

Uells-Belgjikë 1-1
(Moore 32’ / De Bruyne 12’)

Çeki-Estoni 2-0
(Brabec 59’, Sykora 85’)

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!