Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha rrëfen për herë të parë prapaskenat e fitores së Bashës në 2011: Kam një shqetësim

schedule17:50 - 16 Nëntor, 2021

schedule 17:50 - 16 Nëntor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për prapaskenat e fitores së Lulzim Bashës si kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2011 dhe përplasjen me Edi Ramën për rinumërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. Pak ditë më parë Lulzim Basha u shpreh se fitoi në zgjedhjet e 2011, pasi përjashtoi Sali Berishën nga fushata, por lideri historik i PD-së ka treguar versionin e tij të asaj fushate dhe gjithçka që luhej në prapaskenë.

Kjo është e vërtetë, aq sa është e vërtetë se ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Por unë do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Nuk po merrem me faktin që cdo natë, që janë të gjitha kronikat, përveç mundimit nga qyteti në qytet dhe lagje në lagje, cdo natë kthehesha dhe ulesha me kryetarin e partisë për të udhëzuar në fushatë.

U mbyllën numërimet, Rama doli me 10 vota para dhe mua më njoftojnë zyrtarët tanë që në kutitë e votimit janë gjetur vota të hedhura gabim, por të vlefshme. Dhe mua një këshilltar më thotë janë gjetur vota të tilla dhe janë të vlefshme dhe unë kërkoj të numërohen dhe fillon numërimi i tyre.

Një ditë u numërua, të nesërmen kishim një këshilltar amerikan fushate, më troket. “Mirëmëngjes Sir”, më thotë, urdhëro miku im, më thotë “nga “Rruga e Elbasanit” (i referohet ambasadës amerikane) ka shqetësim shumë të madh dhe druaj se do të bëjë një deklaratë”. I them unë, miku im, unë mund të them që po numëroj cdo votë, votë kurrë kujt nuk i marr, por votë kujt nuk i fal njeriu.

“Sir”, më thotë ai, “unë po të flas edhe në emër të zotit Basha, që është dakord ta mbyllim këtë punë”. I them, sir, thuaj zotit Basha nuk po e bëj për ty, por për demokratët. Kjo bisedë është bërë me dëshmitarë. Kjo është historia e fitores me 80 vota, që nuk mori dot as votat e koalicionit të PD-së dhe pas asaj fitore nuk pa më fitore me sy, por vetëm humbje dhe humbje” deklaroi Sali Berisha për Lulzim Bashën./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!