Në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputeja Nora Malaj ka shpërthyer në lot. E ftuar në emision “Provokacja”, deputetja e LSI-së ka komentuar momenti, duke treguar se çfarë e bëri që ajo të dërdhte lot.
Drejtuesi i emisionit Mustafa Nano, i ka hequr një paralelizëm ku u shpreh se: Kam parë njerëz që kanë qarë për Berlusconin, kam parë njërëz që kanë qarë për Thatcher, për Merkel nuk e di. Ajo është një lidere shumë e fortë në Gjermani, nuk e di nësë qan njëri për Merkel. Këtu në Shqipëri kanë qarë për Brishën.
Në këtë moment deputetja ndërhyri dhe tha: Ja që jam edhe unë që qaj për Monikën dhe absulutisht e kam mbështetur dhe do ta mbështes në të gjitha gjërat. Jam një këshilltare shumë e mirë e saj. Dhe jam një njëri, që kur ajo me forcën e vërtetë të shpirtit, të fjalës, me emocionin, me pasionin, me misionin, me vizionin me dëshirën që ka për të thënë ca gjëra të vërteta, s’ka arsye pse njeriu të mos dërdhë edhe lot.
Më tej gjatë fjalës së saj Malaj theksoi se ishim mbledhur disa gjëra që e kishin emocionuar aq shumë.
“Të gjithë u shqetësuan pse qau Nora. Ka pasur këndvështime nga më të ndryshmet. Që nga individë që e quajtën dhe nuk e di se si e quajtën. Në psikologji njeriu ka momente të caktuara dhe kur niset për një kauzë apo kur është pjesë e një kauze jep gjithçka. Sigurisht edhe loti është pjesë njerëzore. Unë jam njeri pasionant dhe nuk është turp të qash. Në fak mu mblodhën shumë gjëra. Ishte dita kur im bir kishte ditën e lindjes. Dhe si çdo nënë mendon se i vajti djali 29-vjeç dhe se që në mëngjes kisha atë ndjesinë që të kaloja me tim bir, me familjen dhe të bëja gjara që bëjmë në jetën e përditshme”./abcnews.al