14 nëntori është dita ndërkombëtare e diabetit., Mjekja endokrinologe e spitalit Hygeia Blertina Dyrmishi, thotë se këtë dy vjeçar situata ka qen kritike për pacientët që vuajnë nga sëmundja e diabetit. Shumë prej tyre kanë neglizhuar vizitat tek specialisti për shkak të pandemisë.
“Duke qenë që shifrat e diabetit në të gjithë botën janë rritur, pandemia për fat të keq solli një akses akoma më të pakët të këtyre njerëzve. Sipas të dhënave të IDF në vitin 2021 janë 537 milionë persona në të gjithë botën të diagnostifikuar me diabet”.
1 në 10 persona vuan nga diabeti. Është ky bilanc i cili bën që specialistët të bëjnë apel për të gjithë qytetarët që të masin gliceminë në mënyrë periodike.
“Shifrat kanë filluar të jenë alarmante. Duke menduar që ka një prevalencë prej 10.5% të popullatës nga të cilët 1 në 10 adult është me diabet. Ne nuk duhet të harrojmë që gati 45% e njerëzve ende nuk e dinë që kanë diabet. Kështu që gjithmonë rekomandimet e mjekëve janë që të bëhen matjet e glicemive në mënyrë frekuente për ta diagnostikuar sa më shpejt në kohë si patologji”, shtoi më tej.
Këtë vit muaji nëntor përkon me 100 vjetorin e shpikjes së insulinës, medikament ky i cili ka shpëtuar jetën e të sëmurëve me diabet.