Vrasja e Vajdin Lames e Klodian Saliut, shtyhen me tre muaj hetimet për 7 të pandehurit

schedule11:34 - 15 Nëntor, 2021

schedule 11:34 - 15 Nëntor, 2021

Prokuroria Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për 7 persona të marrë si të pandehur për vrasjen e Vajdim Lames dhe Klodian Saliut. Zgjatja e Hetimeve u kërkua pasi SPAK është duke mbledhur prova të tjera, lidhur me këtë dosje.

Për dy vrasjet e bujshme të 2005 të pandehur janë marrë,  Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Lulzim Berisha Indrit Taullau, dhe Luftar Recin. Në kërkim vijojnë të jenë Dervishaj dhe Berisha.

SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këtij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 16 vite më parë tronditën vendin.

Vijon…/abcnews.al/