Filipinet rihapin shkollat pas gati dy vitesh mbylljeje për shkak të Covid-19

schedule08:37 - 15 Nëntor, 2021

schedule 08:37 - 15 Nëntor, 2021

Filipinet kanë rihapur shkollat për herë të parë pas gati dy vitesh mbylljeje për shkak të Covid-19. Filipinet janë një nga vendet e fundit në botë që ka rihapur shkollat. Presidenti Rodrigo Duterte fillimisht tha se do të hapeshin 120 shkolla të arsimit bazë, ndërsa 20 shkolla private do të rihapen me 22 nëntor.

Nxënësit kontrollohen për temperaturën e trupit të tyre, u kërkohet të plotësojnë një formular shëndetësor, të lajnë duart dhe të ulen në karrige me barriera plastike të vendosura brenda klasave. Gjatë kohës së pushimit, studentëve hanë në vendet e tyre përkatëse. Ata nuk lejohen të largohen nga vendet e tyre përveçse për nevoja personale.

Në shtator, agjencia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara UNICEF u kërkoi autoriteteve arsimore të rihapin shkollat .

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!