Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka pranuar humbjen në këto zgjedhje. Përmes një konference për media, Vitia deklaroi se tashmë Prishtina e ka kryetarin e ri, Përparim Ramën.
“Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, dhe ai është Përparim Rama. E falënderoj aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe zotëri Ramën… Prishtinës i dëshiroj sukses dhe të gjitha të mirat. Personalisht unë dhe VV-ja do të jemi krahë në cdo process që është në intetresin e qytetarëve. Do të bëjmë më të mirën për Prishtinën,” u shpreh Vitia.
Më herët në një konferencë për shtyp, kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku shpalli fitoren në Prishtinë, duke uruar Përparim Ramën për rezultatin. Sakaq, Rama mes të tjerash u zotua se do të jetë kryetari i të gjithëve. g.v/abcnews.al