Dalin rezultatet e para, BDI nis festën në Dibër

schedule20:38 - 14 Nëntor, 2021

schedule 20:38 - 14 Nëntor, 2021

Në Dibër është mbajtur sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kreun e komunës. Për këtë komunë, kanë garuar Hekuran Duka nga BDI dhe Bekim Pocesta nga koalicioni ASH/AAA.

Shtabi zgjedhor i BDI-së ka nisur festën në Dibër kurse si pjesë e atyre që festojnë është edhe kandidati i tyre, Hekuran Duka. Duka ka garuar për mandat të dytë në këtë komunë.

Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër ka qenë mbi 45% ndërsa kanë votuar 8534 qytetarë nga 19211 me të drejtë vote. Sot në Dibër është votuar në 27 vendvotime.

Rrethi i dytë në Dibër mbahet sot, dy javë nga rrethi i dytë në gjithë komunat tjera, për shkak të rivotimit më 31 tetor, 2021.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!