Numërohen mbi 90% të votave në Prishtinë, Rama drejt fitores

schedule21:02 - 14 Nëntor, 2021

schedule 21:02 - 14 Nëntor, 2021

Në Prishtinë janë numëruar 93.12 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani Rama ka marrë 33.094 vota, që në përqindje i bie 51.10.

Ndërsa, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje ka 48.9 për qind të votave. Dallimi mes dy kandidatëve është 1422 vota. /abcnews.al