Janë numëruar rreth 10 mijë vota në garën për kryetar të komunës së Gjakovës. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kandidati i AAK-së, Ardian Gjini po fiton bindshëm me 68.17% të votave.
Ndërsa, Mimoza Kusari Lila e Lëvizjes Vetëvendosje ka siguruar deri më tani 31.83% të votave.
Kujtojmë se ky është raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, pasi shumë komuna dolën në balotazh.