Inter kërkon lojtarin e Real Madrid

schedule16:25 - 14 Nëntor, 2021

schedule 16:25 - 14 Nëntor, 2021

Inter është futur në garë për mesfushorin e Real Madrid Dani Ceballos.

25-vjeçari spanjoll nuk ka gjetur hapsira tek klubi i “Los Blancos” madje këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë. Ai po dëshiron të largohet diku tjetër për të gjetur hapsira e për të patur minuta në dispozicion.

Inter kërkon ta transferojë në janar 25-vjeçarin ku vlersohet nga Real Madrid për 20 milion euro por duke parë se ai nuk ka asnjë minutë në këmbët e tij mundësitë janë që Interi ta transferojë për shumën e 15 milion euro./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!