Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosja Mimoza Kusari-Lila për komunën e Gjakovës votoi në zonën ku ajo garon për postin e kryekomunares së qytetit.
Ajo tha para mediave se sot është një ditë shumë e bukur për demokracinë.
“Sot është një ditë e bukur për demokracinë. Zgjedhjet në Republikën e Kosovës e kanë një rëndësi të veçantë për faktin se të gjithë qytetarët e kanë mundësinë sot të flasin dhe të tregojnë verdiktin e tyre për gjithë çfarë ne kemi prezantuar në fushatë zgjedhore”, deklaroi Kusari-Lila për mediat.