Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mesfushori gjerman vë përballë Real Madrid-Chelsea për shërbimet e tij

schedule15:38 - 14 Nëntor, 2021

schedule 15:38 - 14 Nëntor, 2021

Mesfushori gjerman Florian Wirtz  është një nga lojtarët premtues në futbollin gjerman. Mosha e re e lojtarit ka bërë që shumë skuadra të vihen në gjurmët e tij për të bërë të mundur një transferim të mundshme gjatë merkatos.

18-vjeçari i cili është pjesë e Bayer Leverkusen, ka vënë përballë dy skuadra të mëdha për të marrë shërbimet e tij.

Sipas “El Nacional” raportohet  se Real Madrid dhe Chelsea po garojnë mes tyre për shërbimet e lojtarit gjerman, i cili ka një vlerë kartoni që sillet rreth 60-65 milion euro.

Wirtz ka debutuar edhe me kombëtaren gjermane në muajin shtator, teksa ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Gjermaninë, ndërsa me Leverkusen ka shënuar 7 gola  dhe ka dhënë po kaq asiste këtë sezon në Bundesligë dhe Europa League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!