Policia në Vlorë ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht katër të tjerë për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar një 60-vjeçar, banues në lagjen Nr.1, Sarandë.
60-vjeçari është kapur nga punonjësit e policisë në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” duke hedhur nga ndërtesa shtatëkatëshe mbetje llaçi ne grykëderdhjen e lumit “Bistricë”. Po ashtu, njoftohet se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë proceduar penalisht dy qytetarë për kalim të paligjshëm të kufirit. Penalisht u proceduan A.B.,22 vjeç, banues Elbasan, dhe B.I.,29 vjeç, banues në Peshkopi, pasi janë kthyer deportiv nga Italia dhe Greqi.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasin A.Gj., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë një 16-vjeçar në rrugë.
Ndërsa, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht Z.H., 56 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u kap duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente. /abcnews.al/