97-vjeçarja në Shkodër i drejtohet kutive të votimit: Edhe sot për herë të fundit, votoni të gjithë

schedule11:26 - 25 Prill, 2021

schedule 11:26 - 25 Prill, 2021

Prenë Nikolli nga qyteti i Shkodrës, është sot 97-vjeç, por kjo nuk e ka penguar t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e saj. Në një deklaratë për gazetarët ajo shprehet se ata që kanë të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë atë.

Prononcimi i plotë

Sa je sot?

Jam 97-vjeçe.

Ke votuar gjithmonë?

Po, po.

Ke ardhur me votuar edhe sot?

Edhe sot për herë të fundit (qesh).

Çfarë mesazhi ke për ata që votojnë?

Gjithkujt ja plotësoftë Zoti dëshirën, ku të ketë dëshirë.

Duhet me ardhur me votuar edhe njerëzit e tjerë?

Po, kush ka të drejtë me votuar po.

Po për politikanët cfarë mesazhi keni?

S’di me u marrë me politikanët pash nderin.

Ju keni votuar gjithmonë?

Po.

Ishte vështirë me votuar, procesi?

Atje vura një…sa me thënë

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!