FOTO/ Pronarët e rinj të Newcastle viztojnë në stërvitje klubin

schedule21:53 - 15 Tetor, 2021

schedule 21:53 - 15 Tetor, 2021

Trajneri Steve Bruce është i prirur të bindë pronarët e rinj të Newcastle se ai është njeriu i duhur për t’i çuar përpara pavarësisht se pranon se ai ka folur me ta vetëm për 10 minuta, marrë nga The Sun.

Përkundër spekulimeve se ai do të shkarkohet pas marrjes së 300 milionë funteve nga Arabia Saudite, ai do të marrë drejtimin e lojës së tij të 1000-të si trajner të Dielën kundër Tottenham.

Shefja e  re e Newcastle, Amanda Staveley, konfirmoi se Bruce do të mbetet në krye këtë fundjavë kundër Tottenham.

“Unë u takova me pronarët e rinj të hënën për një bisedë të shkurtër dhjetë minutëshe dhe ata vetëm më thanë vazhdo. Kjo është ajo që kam bërë dhe lojtarët janë stërvitur shkëlqyeshëm mirë.

“Nuk ka të bëjë me mua dhe ndeshjen e 1000-të. Unë kam luajtur 950 herë dhe kam fituar gjithçka brenda vendit për të fituar. Vjen një fazë kur nuk ka të bëjë me mua.

“Bëhet fjalë për klubin që të ecë përpara dhe të marrë rezultatet të Dielën. Unë jam përpjekur të ruaj respektin dhe dinjitetin tim, i cili ndoshta më ka shërbyer mirë gjatë 20 viteve të fundit”, tha trajneri i Newcastle i cili është vënë në presion pasi emra si Lampard apo Conte kanë filluar të qarkullojnë. abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Newcastle United FC (@nufc)