Një 95-vjeçar ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Victor Cornell, baba i 10 fëmijëve dyshon se u infektua me COVID-19 në spitalin e marinës në Melbourne, ku po trajtohej për dëmtim në hundë në fillim të korrikut, shkruan Daily Mail.
Cornell dhe partnerja e tij Jean më pas rezultuan pozitiv me COVID-19, dhe u shtruan në spitalin Maroondah në Melbourne. Larg familjarëve, 95 vjeçari u detyrua të luftojë me sëmundjen për 24 ditë. Duke marrë parasysh sipas ekspertëve që koronavirusi prek më shumë të moshuarit, mjekët dhe familjarët e Cornell –menduan se ai nuk do ia dilte të mposhte koronavirusin. Por Cornell u shërua nga koronavirusi dhe është në pritje të rezultatit të testit, për të konfirmuar pretendimet e mjekëve, raporton abcnews.al
Në një bisedë telefonike me të birin e tij Russell, Cornell tha se nuk do të mbijetonte pa përkrahjen e madhe të familjarëve.
“Po, jam shumë mirë. Familja e ime ka qenë e mrekullueshme, më kanë përkrahur gjithë kohën. Kjo më ka bërë që të luftoj dhe t’i mbijetojë virusit”, ka thënë Cornell.
Cornell është duke pritur që të largohet nga spitali, por partnerja e tij ende po lufton me COVID-19 në spital. Cornell ia atribuon suksesin jetës së shëndetshme dhe faktit që kurrë nuk ka pirë cigare. Ai ka qenë trajner tenisi dhe për 50 vite është marrë me aktivitete sportive. /abcnews.al