95% e zjarreve në Qarkun e Gjirokastrës kanë qenë të qëllimshme. Sipas prefektit Odise Kote janë arrestuar 5 persona dhe janë skeduar e disa të tjerë, që të cilët po mbahen në vëzhgim.
“Kemi 5 të ndaluar. Dy janë në Tepelenë, Memaliaj, 1 në fshatin Leusë dhe dy në Gjirokastër e Dropull. Kemi një listë të piromanëve të mundshëm që mund të jenë kontigjent për të kryer këtë vepër penale. Ka një mentalitet në një pjesë të fermerëve, që njëherë në 3 vjet kullota duhet të ripërtëriten duke u djegur. Këto sipërfaqe I kemi të evidentuara.”
Për parandalimin e zjarreve prefekti kërkon ndihmë nga policia.
“I kam kërkuar policisë që të marrin nga ato administrative dhe tek kundravajtjet penale. Optika dhe përqendrimi i punës këtë vit është orientuar më mire, motoja jonë është parandalim, parandalim, parandalim.”
Kote pranon se nevojiten më shumë mjete cilësore. Së fundmi për një prej Bashkive të qarkut është blerë një e re.
“Jemi në kërkim të fuqizimit të logjistikës, kemi marrë një zjarrfikës të re për Tepelenën është në proces dhe blerja e një zjarrfikëse për Gjirokastrën. Ju kam kërkuar Kryetarëve të Bashkisë që 4% të buxheti të destinuar për mbrojtjen civil ta përdorin për këtë”.
Verën e kaluar në Qarkun e Gjirokastrës u shkrumbuan dhjetra hektarë pyje dhe kullota. Madje u regjistruan dhe dy viktima. /abcnews.al