Një 93-vjeçare ka dashur të ushtrojë sot të drejtën e saj për të votuar në Heraklion të Kretës, por diçka e papritur i ka ndodhur.
Me të mbërritur në qendrën e votimit ku mendonte se po votonte, mësoi se në fund të fundit nuk është qendra e saj.
Më konkretisht dhe sipas informacioneve të raportuara nga mediat vendase, 93-vjeçarja ka hyrë në qendrën e votimit, ka marrë fletët e votimit, por kur ka shkuar për të hedhur votën në kutinë e votimit, përfaqësuesja gjyqësore ka konstatuar se ishte bërë një gabim. Zonja Nelly do të duhej të shkonte në një tjetër qendër votimi për të votuar.
Menjëherë pas kësaj, fleta me votën e saj u gris. Gruaja ishte dukshëm konfuze pasi, siç tha ajo, ka vite që voton në këtë qendër votimi dhe tani është diku tjetër.
Zonja Nelly nuk ishte e aftë lidhur me teknologjinë dhe përfaqësuesi i gjykatës e ndihmoi të gjente departamentin ku i përket./abcnews.al