“100 mjekë e gjetën gjuhën e përbashkët” naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë grevë urie

schedule10:45 - 25 Shtator, 2020

schedule 10:45 - 25 Shtator, 2020

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer protestave për shkak se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, për pagat dhe rikthimin në punë.

Ndërsa theksojnë se prej 9 muajsh janë hedhur në rrugë, ata shprehen së nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë çështje.

“Është një show i radhës, kemi 9 muaj që jemi në rrugë. Naftëtarët e qytetit të Ballshit nuk kanë asnjë zgjidhje ekonomike. Janë rreth 900 naftëtarë (familje) që ndodhen në këtë situatë. Nuk kemi asnjë njoftim për zgjidhje të kësaj çështje. Në këtë mënyrë u detyruam të përshkallëzonim situatën. Çdo marrëveshje për ne, ra”, theksoi një nga naftëtarët.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën duke theksuar se mund t’i rikthehen sërish grevës së urisë.

“Të shkojmë të vendosemi brenda në uzinë, të shohim nëse do vijë shteti apo jo. 100 mjekë u mblodhën dhe e gjetën gjuhën e përbashkët. Ne jemi me qindra familje dhe nuk po na zgjidhin gjë. Të futemi në greve urie. Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagimin”, tha një tjetër qytetar.

Kreu i Sindikatës Sokol Dautaj gjithashtu u shpreh se do të ndjekin rrugën ligjore pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje edhe pas interesimit të tyre në Tiranë.

“Nuk kemi gjetur zgjidhje. Jemi në mes të katër rrugëve. Shkuam në Tiranë për të biseduar dhe nuk na priti njeri. Do ndjekim çdo rrugë ligjore pasi tani Shoqatën e kemi të ligjëruar edhe në Gjykate. Nuk kemi asnjë përgjigje, as për pagat dhe as për fillimin e punës”, tha Dautaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!