Nga Hergi Llupi
Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024, rikthehen ndeshjet e klubeve, ku në Premier League starton me një supersfidë në orën 13:30. Në “Etihad stadium”, City do të presë Liverpoolin e Jurgen Klopp. Edhe pse forma e tyre këtë sezon është e ndryshme, Cityn e fuqishëm dhe Liverpool i cili nuk ka bërë sezonin më të mirë, ndeshja e drekës së sotme pritet t’i japë të gjitha emocionet e mundshme.
Dy më të mirët e sezonit të kaluar janë duke ndjekur objektiva të ndryshme, me City që kërkon të mbyllë diferencën me liderët e ligës Arsenal dhe Liverpool që lufton për në katërshen më të mirë.
City hyn në një fazë të rëndësishme në sezonin e tij teksa përpiqet të arrijë në krye të Premier League, ndeshja ndaj Bayern në Champions dhe FA Cup, dhe skuadra e Guardiolës do të përpiqet të vazhdojë ecurinë fantastike që kishte para pushimit të kombëtareve. Skuadra në fjalë ka fituar secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke përfshirë pesë të fundit pa pësuar gol, me Erling Haaland i cili shënoi tetë gola në tre ndeshje. Ndeshjet në Premier League kundër Liverpool dhe Southampton janë të radhës për skuadrën e Guardiolës, e cila qëndron e dyta në tabelë dhe ka për detyrë të zvogëlojë diferencën prej tetë pikësh ndaj rivalëve të Arsenal, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë.
Fitoret ndaj Liverpool në të gjitha kompeticionet kanë qenë të vështira për t’u arritur nga City në sezonet e fundit dhe ata kanë humbur tashmë dy nga tre takimet e tyre këtë sezon. Manchester City në shtëpi kundër Liverpoolit ka humbur vetëm një nga 13 takimet e fundit në Premier League, duke pësuar një humbje 4-1 në nëntor 2015. Sigurimi i fitores ditën e sotme do të shohë “Qytetarët” të fitojnë katër ndeshje radhazi në ligën angleze për herë të parë këtë sezon dhe do të rikthejnë presionin mbi Arsenal.
Liverpool ka mbetur pak larg nga rivalët e tyre në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe do ta përfundojnë këtë sezon pa trofe. Para pushimit të kombëtareve, djemtë e Klopp pasuan një fitore të bujshme 7-0 ndaj United me humbjet 1-0 ndaj Bournemouth dhe Real Madrid, me këta të fundit të cilët i eliminuan nga Champions League. Humbja e Liverpool në Bournemouth ishte e teta e tyre në ligën angleze këtë sezon, duke i lënë të gjashtët në tabelë dhe pesë pikë prapa katër të parëve. Skuadra e Jurgen Klopp ka luftuar për qëndrueshmëri jashtë fushe gjatë gjithë sezonit dhe kanë marrë vetëm 12 pikë nga 13 ndeshje, duke humbur shtatë herë dhe duke dështuar të shënojnë në gjashtë ndeshje.
Liverpool e di se çfarë duhet për të mposhtur një kampion në fuqi të Premier League, pasi e ka bërë këtë më shumë herë se çdo ekip tjetër në historinë e ligës, pra 23 herë. Nëse të kuqtë e Klopp do të fitonin sot në drekë jo vetëm që do t’i jepte një goditje të rëndë rivalëve, por gjithashtu do të shikonte Liverpool të fitonte dy herë brenda sezonit kundër City në 17 sezonet e fundit, e para u arrit nga Klopp në sezonin 2015-2016.
Sulmuesi i Manchester City, Haaland, i cili u tërhoq nga skuadra e Norvegjisë gjatë ndeshjeve eliminatore të Euro 2024 për shkak të një dëmtimi, është në dyshim për këtë sfidë dhe Guardiola tha se do ta vlerësonte situatën e vikingut në stërvitjen e fundit. Ndërkohë, Foden do të jetë jashtë fushave nga dy deri në tre javë pasi operoi apandesitin.
City pritet të startojë me Ederson në portë, ku përpara tij do të jetë Ëalker, Stones, Dias dhe Ake. De Bruyne, Rodri dhe Gundogan priten të jenë titullarët e mesfushës, ndërsa sulmi me Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish, gjithmonë nëse norvegjezi do të mundet të futet në fushë.
Liverpooli nga ana tjetër do të startojë me Allison në portë dhe katërshen Alex Arnold, Konate, Van Dijk dhe Robertson. Në mesfushë pritet reshtimi i Henderson, Fabinho dhe Elliott, ndërsa sulmi me Salah, Gapko dhe Nunez./ h.ll/abcnews.al