90 minuta “luftë” me krokodilin, 38 vjeçarja arrin të shpëtojë nga dhëmbët e grabitqarit

schedule13:53 - 5 Gusht, 2023

schedule 13:53 - 5 Gusht, 2023

Pas një beteje me një krokodil për gati 90 minuta, një 38-vjeçare nga Indonezia ia doli të mbijetonte. Falmira De Jesus po mblidhte ujë nga një përrua i cekët kur zvarraniku e tërhoqi nga këmba, duke u përpjekur ta tërhiqte më thellë në ujë.


Banorët dëgjuan menjëherë thirrjet e saj për ndihmë, të cilët nxituan për ta ndihmuar, ndërsa shumë prej tyre u hodhën në ujë duke u përpjekur ta shpëtonin.

Pas një ore e gjysmë, krokodili më në fund ka nxjerrë nga nofullat gruan, e cila po trajtohet dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!